2018-01-14 02:30:00

Më 14 janar kalendari kishtar kujton Shën Makrinën


Më 14 janar, Kisha katolike përkujton Shën Marikën – e cila për t’u dalluar nga një shenjte tjetër, e re, me të njëjtin emër, quhet “ e Vjetra”.

Shën Gregori i Nisës, kur shkruan jetën e motrës së tij, Markrinës së Re, shpjegon se asaj iu ngjit ky emër për nder të nanbabes së saj, Makrinës, nxënëse besnike e Shën Gregorit Mrekullbërës, ipeshkëv i Cezaresë së Re. Gjyshja e shenjtë pati një ndikim të fuqishëm mbi mbesën në moshën e rinisë dhe qe edukatorja e saj e parë shpirtërore. Vetëm kaq dimë për Makrinën. Por ndonëse nuk njohim asnjë burim hagjiografik që flet për të, Shenjtja përshihet në Martirologun Romak, i cili e vendos përkujtimin e saj më 14 janar.








All the contents on this site are copyrighted ©.