2018-01-14 17:39:00

Emigrantët: Papa, ta njohim Jezusin në atë që kërkon mbrojtje


"Në takimin e vërtetë me të afërmin, me të tjerët, ne a do të jemi në gjendje ta njohim Jezu Krishtin që kërkon të jetë i mirëpritur, i mbrojtur, i mbështetur dhe i integruar? ". Kështu Papa Françesku pyeti me zë të lartë në predikimin e Meshës së sotme kremtuar në Bazilika e Shën Pjetrit, në Vatikan, me rastin e Ditës Botërore të Emigrantit. "Siç na mëson shëmbëlltyra ungjillore e gjyqit universal: Zoti - kujtoi Papa- ishte i uritur, i etur, i zhveshur, i sëmurë, i huaj dhe në burg, dhe nga disa qe ndihmuar, ndërsa nga të tjerët jo".

Sipas Papës Françeskut, "ky takim i vërtetë me Krishtin është burim i shpëtimit, i atij shpëtimi që u duhet shpallë e sjellë të gjithëve". "Nga ky takim me Jezusin e pranishëm në të varfrin, në të refuzuarin, në refugjatin, në azilkërkuesin, buron – u shpjegoi Papa besimtarëve të pranishëm në Bazilikën Vatikani, pjesa më të madhe e të cilëve ishin emigrantë - lutja jonë sot". "Është një lutje e përbashkët, është pra një lutje e anasjellët: emigrantët e refugjatët - vuri në dukje Papa - luten për komunitetet lokale, dhe komunitetet lokale luten për të sapoardhurit dhe për emigrantët që qëndrojnë më gjatë".

"Ndërmjetësimit amnor të Shenjtës Mari ne ia besojmë - përfundoi Papa homelinë e Meshës së sotme - shpresat e të gjithë emigrantëve dhe të refugjatëve të botës, si dhe aspiratat e komuniteteve që i pranojnë ata, në mënyrë që, në përkim me urdhrin suprem hyjnor të bamirësisë e të dashurisë ndaj të afërmit, do të thotë ndaj tjetrit, të gjithë mësojmë të duam njëri-tjetrin, të huajin, siç ne e duam vetveten”.








All the contents on this site are copyrighted ©.