2018-01-13 12:29:00

Papa në Kili: sulme ndaj kishave. Atë Herrera, "aktet e dhunës tregojnë se sa Kili ka nevojë për paqe dhe drejtësi”


"Asnjë sulm terrorist, por vetëm veprime të vandalizmit të angazhuara për të tërhequr vëmendjen". Eshtë deklarata e parë e atë Felipe Herrera, zëdhënës i Komisionit Kombëtar për vizitën e Papa Françeskut në Kili, duke folur për sulmet që natën e kaluar kanë synuar të paktën katër kisha katolike në pjesë të ndryshme të Santiago-s, për të protestuar ndaj vizitës së Papa Françeskut në vend, në program nga 15 deri më18 janar. Në tre nga sulmet, kishat pësuan dëme, veçanërisht në portat dhe fasadat, ndërsa i katërti u neutralizua nga policia. "Për fat të keq nuk është një surprizë për ne këtu në Kili që këto gjëra të ndodhin", thotë atë Herrera. "Ato janë vepër e grupeve të vogla që veprojnë jo vetëm kundër Kishës, por edhe me rastin e ngjarjeve tjera të rëndësishme që organizohen nga ambasadat apo institucionet publike. Protesta të dhunshme, me hedhje të shisheve ose të gjërave të lagura me benzinë ​​për t’u vendosur zjarrin. Pastaj lënë mesazhe duke thënë gjëra të këqija. Vepruan gjatë natës dhe në këtë rast kanë synuar kisha të vogla e të varfëra, të frekuentuara nga njerëz të varfër".

Pse e bëjnë këtë? "Për të tërhequr vëmendjen", përgjigjet prifti që është përgjegjës për komunikimin për vizitën e Papa Françeskut në Kili. "Ata megjithatë janë shenjë e një pakënaqësie shumë të lartë sociale. Thonë se Kisha është një bashkëfajëtore. Janë grupe kundër-sistemit". Kisha vendore nuk është e shqetësuar për suksesin e vizitës së Papës në Kili. "Nuk ka asnjë shqetësim - konfirmon atë Herrera - por më tepër është e pikëlluar thellë për këto ngjarje. Prandaj do të doja të theksoja dy gjëra. E para është se përdorimi i dhunës nuk është kurrë rrugë e drejtë. Motoja e zgjedhur për këtë vizitë papnore është "Unë ju jap Paqen time".

Këto akte të dhunës na tregojnë se sa Kili ka nevojë për këtë paqe dhe drejtësi. Gjëja e dytë është se plani i sigurisë këtu në Kili për ardhjen e Papa Françeskut është shumë i madh dhe jo vetëm për Papa Françeskun. Ne e dimë shumë mirë se Papa është më i shqetësuar me sigurinë e njerëzve sesa për sigurinë e tij personale. Pra, ajo që duam të japim është një mesazh qetësie, qetësie. Kjo nuk është një gjë e re. Fatkeqësisht ne jemi mësuar me kësij lloj demonstratash, por këtu njerëzit po presin me gëzim Papën “.








All the contents on this site are copyrighted ©.