2018-01-13 15:35:00

Papa Françesku: nuk duhet tё presim përsosurinë pёr t’iu përgjigjur Zotit


"Nuk duhet të presim të jemi tё përsosur për t'iu përgjigjur Zotit që na thërret, po ta mirëpresim me zemër të hapur zërin e tij". Kёtё theksoi Papa Françesku në një tweet të ri.

Thirrja e krishterë, pati shkruar Françesku me rastin e Ditës sё 52-të Botërore të Lutjes për Thirrjet meshtarake e rregulltare mё 2015, karakterizohet nga përvoja e eksodit, e daljes. Këtu e ka bazën edhe tema e mesazhit tё vitit 2015, që titullohet “Dalja, përvojë themelore për thirrjen”. Që këndej, ftesa drejtuar të rinjve për të mos pasur frikë të dalin nga vetvetja e të vihen për udhë, gjithnjë me vështrimin ngulur mbi nevojtarët.

Thirrja e krishterë përfaqëson një impenjim konkret, në shërbim të ndërtimit të Mbretërisë së Zotit mbi tokë dhe nxit pashmangshëm drejt solidaritetit, sidomos me të varfërit. Të rinjve, Papa Françesku u drejtoi një thirrje të zjarrtë që të mos kenë frikë nga pasiguritë dhe të papriturat e përditshme, të cilat ka rrezik t’ua frenojnë ëndrrat. Duhet të dalin nga vetveteja e të vihen për udhë gjurmëve të Jezusit, siç pati bërë Shën Maria Virgjër, model për çdo thirrje. Si ajo, të mos kenë frikë t’i thonë “po” Zotit e t’ia kushtojnë gjithë jetën Atij.








All the contents on this site are copyrighted ©.