Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Tweet i Papës: ta takojmë sot Zotin e vëllezërit

Zoti, në gjestin për t'u takuar me njeriun (Mikelanxhelo) - RV

12/01/2018 13:30

Në tweet-in e sotëm, Papa Françesku na fton ta takojmë sot, tani, Zotin e vëllezërit e të mos presim kushedi ç’ditë tjetër, që na duket më e përshtatshme. “Takimi me Zotin e me vëllezërit – shkruan Ati i Shenjtë – nuk mund të presë ngadalësinë dhe dembelinë tonë: ftesa është për sot!”. Ashtu si tweet-et e këtyre ditëve, edhe ky hyn në vazhdën e atyre, që po i përgatisin besimtarët për Ditën Botërore të Emigrantit e të Refugjatit, që do të kremtohet të dielën, më 14 janar. Papa Françesku do të kryesojë meshën në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, në orën 10 e më pas, si zakonisht, në mesditë, do të thotë lutjen e Engjëllit të Tënzot.

         Kjo Ditë Botërore kremtohet nga Kisha Katolike në të dielën e dytë pas solemnitetit të Dëftimit të Zotit. Më 21 gusht 2017, Papa bëri të ditur mesazhin e tij me temë: “Të mirëpriten, të mbrohen, të promovohen dhe të integrohen emigrantët e refugjatët”.

12/01/2018 13:30