Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha shqiptare

Don Ndue Gjergji: simpozium mbi Skënderbeun në Detroit, më 27 janar

Sheshi Skënderbeu, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

12/01/2018 09:12

Viti kushtuar Skënderbeut si nga qeveritë e Tiranës e të Prishtinës, ashtu edhe nga Kisha Katolike në trevat shqiptare po përvijohet tashmë në pritje të 17 janarit, 550-vjetorit të vdekjes. Jo vetëm në mëmëdhe, por edhe në diasporë, shqiptarët përkujtojnë heroin e tyre kombëtar. Ndër veprimtaritë e shumta, veçojmë ato të diasporës shqiptare në Miçigan të SHBA-ve, ku Viti i Skënderbeut po përjetohet si bashkësi në unitet ndërmjet besimtarëve të të gjitha feve: katolike, ortodokse, myslimane dhe bektashi. I rëndësishëm, simpoziumi që do të mbahet më 27 janar, ku për atë, që u quajt nga Papët “Atleti i Krishtit”, do të flasin personalitete e profesorë si Sami Repishti, Mërgim Korça, Romeo Gurakuqi, papas Antonio Belushi, Gjon Berisha, Pëllumb Xhufi e shumë të tjerë. Na informon nga Detroiti, don Ndue Gjergji, famullitar i kishës së Zojës-Pajtore e Shqiptarëve. Ta dëgjojmë…

12/01/2018 09:12