Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha shqiptare

Universiteti Katolik i Tiranës reflekton mbi Mesazhin e Papës për Ditën e Paqes

Papa Françesku në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" në Tiranë, 21 shtator 2014 - REUTERS

11/01/2018 11:47

Meshazi i Papës Françesku për Ditën Botërore të Paqes, ngushtësisht i lidhur me Ditën kushtuar emigrantëve dhe refugjatëve, të dielën, më 14 janar, do të jetë në qendër të vëmendjes në konferencën e organizuar nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, në Tiranë, të hënën, më 15 janar, në orën 14.30, në Aula Magna. Me të njëjtën temë me Mesazhin papnor – “Emigrantë dhe Refugjatë: burra e gra në kërkim të paqes” – konferenca do t’i ndihmojë të pranishmit të reflektojnë mbi argumentet e trajtuara nga Papa Françesku dhe mbi kontributin, që mund të japin emigrantët dhe refugjatët, por edhe vendet mikpritëse, për arritjen e paqes në botë.

Në takimin e organizuar në bashkëpunim me Nunciaturën Apostolike në Tiranë, do të marrë pjesë edhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Ndër reflektimet, veçojmë atë të kryetarit të Fondacionit “Zoja e Këshillit të Mirë”, atë Daniele Bertoldi; të rektorit të universitetit, prof. Bruno Giardina; të nuncit apostolik në Shqipëri, imzot Charles Brown; të zëdhënësit të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, don Mark Shtjefni; të drejtorit të Qendrës Evropiane të Shkencës për Paqe, Integrim dhe Bashkëpunim, pranë Universitetit Katolik, prof. Raul Caruso e të tjerë.

Të pranishëm në konferencë, përfaqësues të bashkësive fetare, ambasadorë, ministra, rektorë e dekanë të universiteteve shqiptare, përveç studentëve dhe gjithë të interesuarve, të cilët mund të shkojnë të hënën, në orën 14.30, për të dëgjuar idetë e Papës për paqen në botë.

11/01/2018 11:47