Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Vatikani \ Ngjarje

Selia e Shenjtë largon krerët e Shoqatës së Jetës së Krishterë

Vatikani - Bazilika e Shën Pjetrit - ANSA

10/01/2018 17:44

Kongregata për Institutet e Jetës së Shugurar dhe Shoqëritë e Jetës Apostolike nxorri sot një dekret, me të cilin u hiqet autoriteti drejtues krerëve të Shoqërisë së Jetës Apostolike “Sodalitium Christianae Vitae” (Shoqata e Jetës së Krishterë). Njoftimin e jep Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, e cila saktëson se është emëruar një Komisar apostolik për këtë Shoqatë. Ai është ipeshkvi i Jericò, në Kolombi, imzot Noel Antonio Londono Buitrago.

         Papa Françesku i ka ndjekur me shqetësim të gjitha informacionet, që vijnë prej vitesh për gjendjen e Shoqatës, sidomos përsa i përket regjimit të brendshëm, formimit dhe administrimit ekonomiko-financiar. Problemeve të mëparshme iu shtuan kohët e fundit edhe një sërë masash të autoriteteve gjyqësore peruviane ndaj themeluesit, Luis Fernando Figari, i akuzuar për abuzime seksuale. Pas analizimit të dokumenteve, dikasteri i Vatikanit nxorri dekretin për largimin e krerëve të Shoqatës së Jetës së Krishterë dhe vendosjen e saj nën autoritetin e drejtpërdrejtë të Selisë së Shenjtë.

10/01/2018 17:44