Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Audienca dhe Engjëlli i Tënzot

Papa: Mesha shkollё e vërtetë lutjeje për besimtarët

A child grabs Pope Francis' necklace during the weekly general audience at the Vatican, Wednesday, Jan. 10, 2018. (AP Photo/Gregorio Borgia) - AP

10/01/2018 11:36

"Liturgjia të bëhet për të gjithë një shkollë e vërtetë lutjeje”. Kёshtu tha Papa Françesku në fund të katekizmit të audiencës sё përgjithshme, kushtuar edhe sot Meshës, dhe në veçanti meditimit mbi këngën e "Gloria-s" - “Lavdisё” dhe lutjeve tё Meshёs.

"Në Ritet Romake tё Meshёs - shpjegoi Papa – lutjet janë koncize por plot me kuptim. T’i meditosh tekstet e uratёve tё liturgjisë eukaristike, edhe jashtë meshës, mund të na ndihmojë të mësojmë se si t’i drejtohemi Hyjit, çfarë t’i kёrkojmё e çfarë fjalësh të përdorim" nё bisedën tonё me Atin tonё Hyjnor.

"Me ftesën" lutuni "- tha Papa – prifti i nxit besimtarёt tё bashkohen me të gjatё Meshёs edhe në një kohë heshtjeje, në mënyrë që të bëhen të vetëdijshëm se janë në praninё e Hyjit tё gjallё dhe Atij t’ia tregojnё qёllimet qё kanё nё zemёr gjatё pjesёmarrjes në kremtimin e Meshës".

10/01/2018 11:36