Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha shqiptare

Më 9 janar 1949 zbulohej dorëshkrimi elbasanas i Ungjijve, i vitit 1761

nje doreshkrim i lashte - ANSA

09/01/2018 00:38

“Anonimi i Elbasanit“ dorëshkrimi elbasanas i Ungjijve i vitit 1761, zbulohej më 9 janar 1949. Anonimi i Elbasanit është një përmbledhje përkthimesh të Dhjatës së Re në shqip. I njohur si Dorëshkrimi Elbasanas i Ungjijve, mendohet gjerësisht se janë punim i Gregorit nga Durrësi.

Punimi mendohet të jetë vepra më e vjetër e literaturës ortodokse shqiptare dhe Përkthimi i parë i Biblës në shqip. Dorëshkrimi u krye më 1761, pak para se Gregori të bëhejMitropolit /Arqipeshkëv i Arqipeshkëvisë së Durrësit (1762-1772). Selia e arqipeshkëvisë atëbotë qe në Kishën e Shën Jon Vlladimirit në Shijon të Elbasanit.

Dorëshkrimi përbëhet nga 30 fletë pa numër, 59 faqe të përkthimit biblik me format 10 x 7 cm. Dialekti i përdorun është ai i Elbasanit, me 40 shkronja, shumica e së cilave krejt origjinale, dhe pa-lidhje me asnjë gjuhë që rrethon atë shqiptaren. Gjithsesi, sipas Dhimitër Shuteriqi dhe Mahir Domi, ka ndikime sllave e greket. Dorëshkrimi i Elbasanit është i vetmi dokument ku lexohet dialekti i Elbasanit.

Dorëshkrimi u gjet ose u ble pak para Luftës Botërore nga Lef Nosi, që shquhej si koleksionist, dhe kishte në zotërim një bibliotekë personale mjaft të pasur. Iu konfiskua atij nga regjimi komunist më 1945. Tani ruhet në Arkivin e Shtetit. Albanologu e përkthyesi Injac Zamputti(1910 – 1998) transkriptoi dorëshkrimin, që mundësoi publikimin e tij në shqipen standarde për herë të parë.

"ANONIMI ELBASANIT", mund të ketë qenë ndonjë kallogjer ose ndonjë prift i Manastirit të Shën Jonit; dorëshkrimi i tij është zbuluar më 1949 ndërmjet dorëshkrimeve me prejardhje nga Manastiri i Shën Jonit19. Pas një predikimi prekës në gjuhën shqipe mbi vuajtjet e Krishtit, ai përkthen pjesë naUngjilli që lexohen të dielave dhe të kremteve në kishë, si p.sh. Ungjilli i së Premtes së Madhe, i së dielës së Shën Thomait, i shërbesëssë Varrimit e të tjera, të cilat nuk janë renditur sipas rregullit të Ungjillit të Madh, por që sigurisht lexoheshin në kishë, ku edhe predikohej shqip. Përkthimi është i lirë, në gjuhën e folur të asaj kohe dhe përmban fare pak fjalë të huaja. Është botuar në Buletinin e Institutit të Shkencave20

 19. Dh. S. Shuteriqi "Anonim i Elbasanit", Buletin i Institutit Shkencave, Viti III, Nr. I, faqe 33-54.

20 Viti V, 1951, Nr. 3-4. faqe 69-130

09/01/2018 00:38