Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Papa Trupit diplomatik: të mbrohet paqja e të nxitet çarmatimi

Papa takohet me Trupin Diplomatik të akredituar pranë Selisë së Shenjtë - RV

08/01/2018 13:29

Thirrje edhe për dialog në gadishullin korean, paqen në Siri e dy shtete të pavarura për izraelitët e palestinezët.

183 shtete, ndërmjet të cilave, edhe Shqipëria, kanë lidhje diplomatike me Selinë e Shenjtë. Vendi i fundit - Mianmari, i cili i vendosi këto marrëdhënie më 4 maj 2017, në nivel Nunciature Apostolike e Ambasade.  Shteteve u duhet shtuar edhe Bashkimi Evropian si dhe Urdhëri Sovran Ushtarak i Maltës. Kancelaritë e Ambasadave, me seli në Romë,  janë 89. Jashtë Rome, 78.  Nga 1 janari 2017 deri më 7 janar 2018 paraqitën Letrat Kredenciale 31 ambasadorë të rinj, duke e shtuar radhën e vendeve, që kanë lidhje diplomatike me Selinë e Shenjtë.

Mbrojtja e jetës, angazhimi për paqen “njohur universalisht si një nga vlerat më të larta,  që duhet kërkuar e mbrojtur - me të cilën lidhet ngushtë çarmatimi". E akoma, një mendim i posaçëm për familjen, nxitja për strehimin e emigrantëve dhe integrimin e tyre, liria fetare, e drejta për punë dhe mbrojtja e ambientit. Këto, temat kryesore  të audiencës së Papës me anëtarët e Trupit Diplomatik të akredituar pranë Selisë Apostolike, të cilët u pritën sot në audiencë, në Sallën Regia, me rastin e shkëmbimit të urimeve për Vitin e Ri.

 

08/01/2018 13:29