2018-01-06 20:57:00

Papa: për të gjetur Jezusin duhet ecur, duke lënë komfortin


"Tё ecësh", “tё vihesh udhës”, sipas shembullit tё Dijetarëve , kёtё theksoi Papa në Meshën e festёs sё somte tё Epifanisë. "Është thelbësore të gjesh Jezusin". "Ylli i tij, në fakt - shpjegoi Papa Françesku në homelinë e meshës - kërkon vendimin pёr tё ecur, përpjekjen e përditshme pёr të marshuar; kërkon të lirohemi nga peshёt e padobishme që na rëndojnë e pengojnë, dhe tё dimё t’i pranojmё tё papriturat që shfaqen në hartën e jetesës sё qetë. "Jezusi e lejon veten të gjendet nga ata që e kërkojnë atë -  vazhdoi Papa Bergoglio - por për ta kërkuar atë duhet që ne të lëvizim, duhet tё dalim jashtë, duhet tё vihemi udhës e ta kërkojmë me dëshirë tё zjarrtë. Mos prisni; po rrezikoni. Mos qëndroni tё palëvizshëm nё vend; ecni përpara.

"Jezusi ёshtë ekzigjent - shtoi Papa Françesku -: atij që e kërkon, Ai i propozon ti lё kolltuqet e komoditeteve mondane dhe ngrohtësitë siguruese tё vatrave. “Tё ndjekësh Jezusin, “tha përsëri Papa, "nuk është si një protokoll i sjellshëm për t'u respektuar, por ёshtё si njё ekzod – si dalje për të jetuar. Hyji, i cili e liroi popullin e tij nëpërmjet udhëtimit tё eksodit dhe thirri 'popujt e rinj për ta ndjekur yllin e tij, na jep lirinё dhe shpërndan gëzimin e përhershëm dhe atё e bën gjithmonë gjatë udhëtimit" tonё. Me fjalë të tjera," për të gjetur Jezusin duhet të vihemi nё lojë, tё largohemi nga kënaqësia e ndjenjës se kemi arritur, se ia kemi mbërritur cakut, duhet tё lirohemi nga dembelizmi për të mos kërkuar mё asgjë në jetë. Duhet të rrezikojmё, thjesht për të takuar një Fëmijë”, Jezusin Foshnje. "Por është jashtëzakonisht e vlefshme - përfundoi Papa- , sepse duke gjetur atij Fëmijë, duke zbuluar butësisë e tij dhe dashurinë e tij, ne gjejmë vetveten”.








All the contents on this site are copyrighted ©.