Videomesazh i Papës Françesku: të lutemi për lirinë fetare në Azi
U bë i njohur videomesazhi i Papës Françesku me ndjetin e lutjes për muajin janar.
Ati i Shenjtë kërkon të mos i harrojmë ata, që luftojnë për ta jetuar fenë e tyre
në liri. Por ja teksti i videomesazhit:
“Në
botën e larmishme kulturore të Azisë, Kisha duhet të përballojë rreziqe të shumta
dhe detyra e saj bëhet edhe më e vështirë nga fakti se është pakicë. Këto rreziqe,
këto sfida – nënvizon Ati i Shenjtë – janë të përbashkëta edhe me traditat e tjera
fetare minoritare, me të cilat na bashkon dëshira për dijen, të vërtetën e shenjtërinë.
Kur
mendojmë ata, që persekutohen për shkak të fesë, shkojmë përtej dallimeve të ritit
apo të besimit: vihemi krah për krah me burra e gra, që luftojnë për të mos hequr
dorë nga identiteti i tyre fetar. Të lutemi për të gjithë këta – kërkon Papa Françesku
– që në vendet aziatike, të krishterët, si edhe pakicat e tjera fetare, ta jetojnë
fenë në liri të plotë”.