Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Kremtime

Papa: të diel pagëzon 34 të sapolindur: 18 femra e 16 meshkuj

Papa në Kapelën Sikstine - RV

05/01/2018 14:57

Gjatë Meshës, që do ta kremtojë të diel, në festën e Pagëzimit të Zotit, Papa Françesku do t’u japë personalisht sakramentin e Pagëzimit 34 fëmijëve të sapolindur: 18 femra e 16 meshkuj. Njoftimin e jep Salla vatikanase e Shtypit, lidhur me kremtimin tashmë tradicional, gjatë të cilit Papa pagëzon kryesisht  fëmijët e punonjësve të Vatikanit.

Mesha, që do të kremtohet në Kapelën Sikstine, do të pasohet, në orën 12.00, nga lutja e Engjëllit të Tënzot në Sheshin e Shën Pjetrit, ashtu si ajo, që Papa do ta kremtojë nesër, në orën 10.00, në Bazilikën e Vatikanit, në solemnitetin e Dëftimit të Zotit.

05/01/2018 14:57