2018-01-05 00:30:00

Efrem Siriaku: Dialogu i Marisë me Mbretërit


Efrem Siriaku: Dialogu i Marisë me Mbretërit 

Mbretërit: Një yll ne na lajmëroi,
se ai që ka lindur është mbreti i qiellit.
Yt bir ka pushtet mbi yjet
Ata lindin vetëm me urdhër të Tij!

Maria: E unë po ju tregoj një të fshehtë tjetër,
që të bindeni:
linda tim bir e mbeta e virgjër:
Është Biri i Zotit, përhapeni lajmin!

Mbretërit: Dhe ylli na tregoi
se biri i Zoti është edhe yt bir.

Maria: Lartësi e humnera janë dëshmitarë,
e janë dëshmitarë gjithë engjujt e yjet. 
Ai është bir i Hyjit e Zot.
Përhapeni lajmin ndër shtigjet e pafund,
që paqja t' mbretërojë në çdo vend.

Mbretërit: Paqja e tand bir na priftë 
në vendin tonë, me siguri, si erdhëm:
pushteti i tij mbarë botën e sundoftë,
Tokën tonë e vizitoftë e e shenjtëroftë.

Maria: Galdoftë kisha, lumni këndoftë
për lindjen e birit të të lartit Zot,
agimi i të cilit ndriçoi qiell e tokë.
e duke lindur, gazmoi çdo njeri.








All the contents on this site are copyrighted ©.