Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Dita e Fëmijëve Misionarë. Motër Tremarelli: “fëmijët janë e tashmja e jo vetëm e ardhmja”

Fëmijë në Jemen - ANSA

05/01/2018 14:52

“Fëmijët janë e tashmja jonë e jo vetëm e ardhmja: kujdesemi për ta, duke i bërë të provojnë gëzimin, lutjen dhe bashkëpunimin, edhe në vështirësi”. Kështu thotë sekretarja e përgjithshme e Veprave Papnore të Fëmijëve Misionarë, motër Roberta Tremarelli, për agjencinë katolike Fides, në prag të 6 janarit, solemnitetit të Dëftimit të Zotit, ditë në të cilën, në shumë vende, kremtohet edhe Dita e Fëmijëve Misionarë.

         Motra kujton se me rastin e tërmetit në Itali, fëmijët e Republikës së Afrikës Qendrore - vend jashtëzakonisht i varfër – hoqën dorë nga një vakt buke për të ndihmuar bashkëmoshatarët e tyre. “Dita e Fëmijëve Misionarë – shpjegon rregulltarja – lind me qëllimin për të pasur një ditë të veçantë në vit, gjatë së cilës të përfshihen me forma të veçanta të gjithë fëmijët e botës. Kremtohet në periudha e në mënyra të ndryshme, sipas kalendarit dhe kontekstit, me synimin për t’i edukuar me frymën misionare të vëmendjes ndaj fëmijëve të tjerë, përmes lutjes, ofertave, bashkëpunimit”. Vepra është themluar në vitin 1843 nga ipeshkvi i Nancy, imzot Toussaint de Forbin-Janson. Ajo ka projekte të ndryshme në të gjithë botën për edukimin dhe arsimimin e fëmijëve, si edhe për mjekimin, ushqimin e mikpritjen e tyre”.

05/01/2018 14:52