Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Udhëtime e vizita

Papa Françesku në Kili e Peru nga 15 deri më 22 janar

Katedralja e Limës në Perù me një manifest për Papën Françesku - REUTERS

04/01/2018 14:48

Papa Françesku pritet me padurim në Kili e Peru ku do të shkojë nga 15 deri më 22 janar. Në të dyja vendet, përveç vendorëve, priten edhe më se një milion turistë të huaj nga Argjentina, Bolivia e Brazili. Ata, pa dyshim, do të ndjekin veprimtaritë e Atit të Shenjtë.

         Zëdhënësi i Komisionit përgatitor të vizitës në Kili, don Felipe Herrara, shpjegon për agjensinë katolike Fides se në vend ka entuziazëm të madh, por edhe dëshirë për ta shfrytëzuar gjithçka do të thotë Papa, për arritjen e disa objektivave shoqërore si drejtësia, bashkëjetesa më e mirë ndërmjet klasave dhe etnive të ndryshme, integrimi i emigrantëve dhe respekti për natyrën. Kisha shqetësohet edhe për edukimin e mungesën e punës për të rinjtë.

         Papa do të shkojë fillimisht në Santiago, Temuco dhe Iquique, ku vendasit po përgatiten për t’i pritur të huajt, që do të vijnë, në rrugë - në orarin kur parashikohet të mbërrijnë - për të festuar së bashku. Vendi, komenton don Herrera, strehon si askush tjetër emigrantë e refugjatë nga Venezuela, Bolivia, Peruja, Haiti dhe nga Republika Dominikane. Por, përveç çështjes së tyre, sidomos në Temuco, do të jenë qendrore temat e mbrojtjes së popujve autoktonë dhe të ruajtjes së pasurive natyrore. Gjithashtu, vijon zëdhënësi, Kili është vendi me pabarazi më të mëdha në Amerikën Latine, përballon një krizë të paparë mosbesimi tek institucionet dhe përjeton një shekullarizim të fuqishëm. Gjithsesi, Kisha i konsideron këto “sfida të mëdha” edhe si “mundësi të jashtëzakonshme” për përmirësim.

         Pas u mor vesh vizita e Papës Françesku, disa grupe të popullit mapuçe ngritën zërin kundër Kishës, për shkak të një konflikti shekullor me shtetin për tokat e tyre, skenar në të cilin e konsiderojnë Kishën bashkëpunëtore. Vetëm në vitin 2016 u patën vënë zjarrin 19 vendeve të kultit. “Me popullin mapuçe, në përgjithësi, nuk kemi probleme – sqaron don Herrara. – Janë vetëm disa aktivistë me mbështetje ndërkombëtare, që duan t’i zgjidhin kërkesat e tyre të ligjshme me strategji të gabuara terroriste”. Pikërisht në Temuco, në fillim të meshës së Papës, 23 mapuçe nga bashkësi të ndryshme do të ofrojnë lutjet e tyre para elterit.

         Udhëtimi i Papës pritet, natyrisht, me interes, edhe nga bota politike. Presidentja e Kilit, Michelle Bachelet, deklaron se është shumë e nderuar për vizitën e Atit të Shenjtë, i cili e ka ftuar Kishën të jetë “e varfër për të varfërit”. Ajo shpreson që gjithçka do të thotë Papa, do të kontribuojë për të krijuar një atmosferë uniteti më të madh në vend. “Nuk dyshoj – nënvizon Bachelet – se mesazhi i Papës Françesku do të hedhë dritë mbi përballimin e së ardhmes në mënyrë kolektive, solidare dhe të bashkuar”.

04/01/2018 14:48