2018-01-04 14:42:00

Ngushëllimi i Papës për aksidentin rrugor në Perù


Papa Françesku, në një telegram drejtuar përmes Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Pietro Parolin, shkruan: “Thellësisht i trishtuar nga lajmi i hidhur i aksidentit rrugor, që ndodhi në Leqet e Pasamayo, në Perù, veriu i Limës, Papa  lutet për pushimin e pasosur  të atyre, që humbën jetën”

Kujtojmë se të martën e kaluar, një autobus doli nga rruga në një pikë shumë të rrezikshme, që njihet me emrin Kthesa e djallit dhe u rrokullis në hon, në brigjet e Oqeanit Paqësor. Bilanci aktual i viktimave është 48  të vdekur.

“Lutem - lexohet në telegramin e Papës, nënshkruar nga kardinali Parolin - të transmetohen ngushëllimet më të ndjera të Shenjtërisë së Tij si dhe shprehjet  ngushëlluese drejtuar familjarëve, që qajnë për një humbje kaq të madhe, e edhe  të plagosurve. Ndërsa Ati i Shenjtë i lutet Zotit t’i dikojë mbi të gjithë dhuratat e qetësisë shpirtërore dhe të shpresës së krishterë. Telegrami përfundon me bekimin apostolik, dalë nga zemra e prekur thellë e Papës Françesku.








All the contents on this site are copyrighted ©.