Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Rubrika \ Liturgjia

Kishat që ndjekin kalendarin julian festojnë Krishtlindjen më 7 janar. Intervistë me popin Vladimir Zelinskij

Presepe Baldassarre Rocca - RV

04/01/2018 11:46

Kishat që ndjekin kalendarin julian festojnë Krishtlindjen më 7 janar. Intervistë me popin Vladimir Zelinskij. Pra, më 7 janar, bie festa e Krishtlindjes për të gjitha kishat e krishtera, që ndjekin kalendarin julian. Mbi përshpirtërinë e Krishtlindjes ortodokse e mbi ngjashmëritë e dallimet me atë katolike, të dëgjojmë popin ortodoks, Vladimir Zelinskij, profesor i letërsisë ruse në Universitetin italian të Breshës:

Nuk ka ndryshime me traditën katolike, pasi Krishtlindja është mishërimi i Fjalës së Zotit. Në traditën ortodokse ekziston një admirim i madh për këtë mrekulli e njëkohësisht, tradita ortodokse e Krishtlindjes sjell me vete edhe kujtimin e të Kryqëzuarit, pasi në ikona mund të shohim edhe një imazh të vogël të Kryqit të Krishtit.

Ç’rëndësi kanë ikonat në kremtimin e Krishtlindjes ortodokse?

Ikonat kanë rëndësinë që ka çdo kremtim. Ekziston një ikonë klasike për Krishtlindje me imazhin e Marisë e të djepit: në djep shohim Jezusin e vogël me barinjtë përreth, etj. Betlehemi po hyn tani në botën ortodokse.

Ortodoksët agjërojnë para Krishtlindjes; nuk hanë mish e ëmbëlsira e nuk pinë alkool…

Këto janë tradita të përbashkët të Lindjes e të Perëndimit, megjithëse Perëndimi po i harron këto zakone, që gjithsesi, janë apostolike. Ne kemi katër agjërime në vit: agjërimi para Krishtlindjes, që zgjat pesë javë; agjërimi para Pashkëve, gjatë Kreshmëve, që zgjat dy muaj; pastaj ka një agjërim tjetër para Fjetjes së Nënës së Zotit, dy javë në gusht, e së fundi, ai para festës së Shën Pjetrit e shën Palit.

Festa e Krishtlindjes, ashtu si festa e Ringjalljes së Krishtit, do të thosha se është edhe premtimi për bashkimin në të cilin duhet të kthehemi. Unë personalisht, besoj në unitetin e Kishës, besoj se fjalët e Krishtit nuk janë të kota, na ka thirrur në bashkimin e humbur, por që duhet gjetur sërish. Pikërisht dita e Krishtlindjes, mrekullia e Krishtlindjes është thirrja për rigjetjen e bashkimit ndërmjet nesh.

04/01/2018 11:46