Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Udhëtime e vizita

Papa në Kili: lutje 24 orëshe në shenjtëroren Maipù. Përgatitje për takimin rinor

Përgatitjet për vizitën e Papës Françesku në Maipù të Kilit - AFP

03/01/2018 14:37

Kili pret Papën Françesku. Në shenjtëroren e Maipù-së, në portat e Santiagos së Kilit, po organizohet një lutje 24-orëshe, që do të fillojë më 12 janar, në orën 9 të darkës. Është fjala për adhurim eukaristik e lutje, në përgatitje të takimit të Papës Françesku me të rinjtë, pikërisht në këtë shenjtërore, më 17 janar. Në lutje do të marrin pjesë grupe nga rajoni përreth qytetit, nga kryedioqeza e Santiagos e lëvizje si Rinovimi Karizmatik e Schoenstatt-i. Në kremtim do të interpretohen valle fetare.

Kujtojmë se Papa Françesku do të jetë në Kili nga 15 deri më 18 janar e pastaj, do të vijojë udhëtimin për në Peru, nga data 18 deri më 22 të këtij muaji.

03/01/2018 14:37