2018-01-02 13:16:00

Tweet i Papës: Dashuria e Zotit, kundruar në njomësinë e një Fëmije


“Në thjeshtësinë e Shpellës së Betlehemit - shkruan Papa Françesku në tweet-in e ditës së dytë të Vitit të Ri 2018 - takojmë e kundrojmë  dashurinë e Zotit, që dëftohet në Krishtin Fëmijë”. 

Përqendrohet, kështu, mbi  figurën e Zotit Foshnjë, e na fton edhe një herë “të rinisemi nga Shpella e Betlehemit, të rrimë në heshtje, duke e kundruar. Mbasi para Shpellës rizbulojmë se Zoti na do e shijojmë kuptimin e vërtetë të jetës”.

Kështu Papa në tweet-in e sotëm, kur Viti i Ri 2018 bën hapin e dytë në udhën e pafundme të viteve, që shkuan e që do të vijnë....








All the contents on this site are copyrighted ©.