Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

"Në fëmijën e Betlehemit është fytyra e të gjithë fëmijëve të botës"

Papa Françesku përqafon një fëmijë - REUTERS

02/01/2018 09:30

Udhëtimi në Fatima, vizita në Bozzolo dhe Barbiana më 20 qershor dhe mesazhi “Urbi et Orbi” për Krishtlindje. Sipas kryetarit të Federatës Italiane të të Përjavshmeve katolike, don Adriano Bianchi, këto janë disa nga çastet më domethënëse të veprimtarive të Papës Françesku, vitin e kaluar.

         Natyrisht, udhëtimi në Fatima lidhet me 100-vjetorin e dukjeve të Zojës më 1917. Gjëja, që më ngjan më e bukur është lutja e Papës Françesku para Zojës së Fatimës para se thoshte Rruzaren. Tek ajo sjell të gjitha ankthet, aspiratat dhe dëshirat e një populli: të popullit të Zotit. Më duket se udhëtimi i Fatimës paraqet një majë në këtë vit, sepse aty vërehet primati i lutjes.

         Vizitë tjetër për t’u kujtuar është ajo në Bozzolo e Barbiana, më 20 qershor…

         Po, kjo vizitë, megjithëse ndoshta, nuk është nga më të rëndësishmet, sigurisht ka rëndësi nga pikpamja simbolike, sepse shpreh këndvështrimin e Papës për Kishën. Më se një herë, edhe në fjalimin e mbajtur para varrit të don Primo Mazzolari-t në Bozzolo, Papa thekson se forca e Kishës janë famullitarët e jo ipeshkvijtë.

         E mbyllim me mesazhin “Urbi et Orbi” për Krishtlindje…

         Më bëri përshtypje interpretimi i Papës kur tha se në Foshnjën e Betlehemit janë fytyrat e të gjithë fëmijëve të botës. Deshi edhe të përshkonte sërish të gjitha udhëtimet e tij dhe afërsinë me gjendjet më problematike të njerëzimit: nga Toka Shenjte në Siri, nga Afrika në Kore, në Mianmar e në vendet e tjera, që vizitoi. Më bëri përshtypje edhe afërsia e tij me situatat e vështira shoqërore; mendoj për temën e punës, që e vuri në dukje veçanërisht gjatë vizitës në Gjenovë. Një këndvështrim, që tregon se Papa sheh me sytë e fëmijëve.

02/01/2018 09:30