Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Rubrika \ Kalendari

Më 2 janar kalendari kujton shën Bazilin e Madh e shën Gregorin Nazianzenin

Tre santi Gerarchi: San Gregorio Nazianzeno, detto il Teologo, San Basilio il Grande e San Giovanni Crisostomo

02/01/2018 00:30

Më 2 janar kalendari kujton shën Bazilin e Madh e shën Gregorin Nazianzenin, ipeshkvij të mëdhenj e doktorë të Kishës. Pra, më 2 janar bie festa e dy ipeshkvijve të mëdhenj, doktorë të Kishës: Shën Bazilit të Madh e Shën Gregor Naciancenit. Që të dy jetuan në shekullin IV në Kapadokie, Turqia aktuale, mbrojtën fenë nga herezitë e para, që kishin të bënin kryesisht me Trininë Shenjte.

Dy shenjtorë të mëdhenj e miq të mëdhenj, Bazili dhe Gregori lindën të dy në vitin 330. I tërhoqi jeta murgare, i mahnitën lutja e meditimi i Shkrimeve Shenjte. Për bindje u shuguruan ipeshkvij e iu përgjigjën kësaj thirrjeje për të bërë dëgjesën, duke pranuar të shkojnë në vendin që u kishte caktuar Provania hyjnore. Mbrojtën Misterin e Trinisë Shenjte, duke shpallur hyjninë e Krishtit e të Shpirtit Shenjt, kundër opinionit të shumicës e të vetë perandorit që nuk e konsideronte politikisht korrekt një mister kaq të madh. Bazili, teolog i hollë, bashkonte kundrimin me veprimin.

Bazili u kujdes vazhdimisht për kushtet e vështira materiale, në të cilat jetonin të varfërit e të braktisurit, duke ndërmjetësuar edhe pranë qeveritarëve për të lehtësuar vuajtjet e popullsisë: ndërtoi strehë të tilla për nevojtarët, që mund të shërbejnë si model për spitalet moderne; mbrojti lirinë e Kishës, duke iu kundërvënë hapur, kur ishte nevoja, njerëzve më të pushtetshëm. Reformator i urtë liturgjik, diti t’u kundërvihet me zell e guxim edhe heretikëve. Realizoi, kështu, një program të tërë, të cilin ipeshkvi i shenjtë ua dorëzon të gjithë kumtuesve të Fjalës së Zotit, sepse ka vlerë jo vetëm për dje, por edhe për sot.

Ndërsa Shën Gregor Nacianceni, njeri i butë e i ndjeshëm deri në druajtje, kërkonte unitetin e Kishës, por iu desh të përballonte kundërshtime tepër të ashpra. Donte paqe, i përgjigjeshin me luftë. Por ai kishte një forcë të pathyeshme: lutjen. Shën Gregori pohon se është e nevojshme ta kujtojmë Zotin më shpesh sesa frymëmarrjen, sepse lutja është takim i etjes së Hyjit me etjen tonë. Hyji ka etje për ne, e ne kemi etje për Të. Kështu shkruan Shën Gregori i Naciancenit, teolog i madh, orator i madh e poet shijehollë. E megjithatë e mbante veten për asgjë, i cili na mëson të kërkojmë ndihmën e Zotit sa herë që rrëzohemi, me bindjen se Ai nuk kursehet të na e japë dorën, që të ngrihemi rishtas në këmbë

02/01/2018 00:30