2018-01-02 17:02:00

Imzot Semeraro për Papën Françesku: “njeri spontan dhe i besueshëm”


“Më 11 shkurt 2013, ditën e dorëheqjes së Benediktit XVI, folëm me telefon: në Itali ishte ora 12.00 e në Buenos Ajres, 5 e mëngjesit. Ai sapo ishte çuar, nuk dinte asgjë. E komentuam lajmin dhe lamë takim për ditën para Konklavit. Nuk ia kishim idenë se ç’do të ndodhte, sepse ishte 75 vjeç e kishte paraqitur edhe dorëheqjen për arsye moshe”.

         Ipeshkvi i Albanos, në Itali, e njëkohësisht, sekretari i Këshillit të Kardinajve, imzot Marcello Semeraro, në një intervistë dhënë “Të përditshmes së re të Puljes”, kujton çastet para zgjedhjes së Jorge Mario Bergoglio-s në fronin papnor e marrëdhëniet e tij me të. Marrëdhënie, që mbajnë datën e tetorit 2001, kur kryeipeshkvi i atëhershëm i Buenos Ajresit u emërua relator i parë i Sinodit, në të cilin ishte sekretar pikërisht imzot Semeraro.

         “Kur, në vitin 2004, u emërova ipeshkëv i Albanos ishim miq e kur vinte në Romë, shiheshim normalisht”. Duke folur për Papën Françesku, imzot Semeraro, që përgënjeshtron çdo hipotezë për emërimin e tij kardinalor, e përshkruan si “njeri spontan e të besueshëm, që vë njerëzit në plan të parë”. Reformat e tij nuk mund të ndalen, thekson. “Ka gjëra, për të cilat nuk mund të diskutohet, por të tjerat duhet t’u përshtaten kohërave. E gjithë kjo, dikujt i pëlqen e dikujt jo, por janë dinamika normale. E Papës i kënda të vijojë me eksperimentime”.








All the contents on this site are copyrighted ©.