Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Fryti i luftës: Papa Françesku zgjedh një fotografi të Nagasakit

Fëmija i Nagasakit, zgjedhur nga Papa Françesku - RV

02/01/2018 09:00

Nagasaki 1945. Një djalë me vëllain e vogël pa jetë mbi supe, vdekur gjatë bombardimit të njohur atomik, pret turnin e tij për djegjen e kufomës. Objektivi i fotografit amerikan Joseph Roger O’Donnell fiksoi, në realizmin e gjallë bardh e zi, atë çast kaq dramatik e njëherësh, kaq të përmbajtur e dinjitoz. Pamja, edhe pas 70 e kusur vjetësh, nuk e lë të qetë ndërgjegjen e shikuesit. I bëri përshtypje edhe Papës Françesku, i cili e riprodhoi në një kartolinë, duke e shoqëruar me një koment krejtësisht të qartë: “fryti i luftës”. Në fund, firma e Atit të Shenjtë.

Diçitura e shkurtër në spanjisht, poshtë fotografisë, sugjeron një interpretim, që vë në dukje veçanërisht, vuajtjen e fëmijës, i cili ka humbur të vëllain: vuajtje, që kuptohet vetëm nga shprehja e buzëve, të cilat djali i kafshon me dhëmbë deri në përgjakje.

02/01/2018 09:00