Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Të falënderoj, o Zot, për një Vit të Ri

This illustration taken with a long time exposure on December 31, 2017 in Budapest, Hungary, shows the year - AFP

01/01/2018 00:30

Të falënderoj, o Zot, për një Vit të Ri

Fillojmë një Vit të Ri, o Zot

e s’mund të mos shikojmë dritë-hijet

që ndeshen në horizont.

Shpirti na dridhet me mijëra dridhje,

që nuk gjejmë fjalët t’i rrëfejmë,

se na vjen turp, kur shohim tjetrin

që ecën pranë nesh me lot në sy,

e s’mund t’ia terim, e s’duam t’ia terim.

E turp, kur tjetrin

me sy mosbesues e shikojmë

e veten e ndjejmë larg prej tij,

mbyllur në unin tonë,

shumë larg vëllazërisë.

 

E megjithatë ti na dhuron

përsëri një Vit të Ri,

që sigurisht aspak s’e meritojmë.

Përsëri na fton të besojmë në Ty,

në dashurinë e Atit tënd,

të shpresojmë, ku nuk ka shpresë,

të luftojmë, kur beteja

na duket e bjerrun.

 

Një Vit të Ri fillojmë

plot me besim se asnjë ditë

s’do të na mungojë drita jote

forca jote!

Me të, mes gjamës së motit

një copë qiell gjithnjë do të shikojmë.

Mëshirë e mëshiruar,

Ti i do gjymtyrët e ligshta

të ferishteve ndër djepa,

që në krahët e tu jetojnë.

Hyr në ditët e Vitit të Ri,

si hyn era e lehtë

nëpër dritare të çelur.

Hyr si blerim,

Mos ik, pa Ty Viti i Ri

s’ka shije as kuptim!

01/01/2018 00:30