Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Audienca dhe Engjëlli i Tënzot

Papa, për atentatet kundër koptëve në Egjipt: Zoti i shndërroftë zemrat e njerëzve të dhunshëm

Funerali i viktimave kopte të Shën Minës - AFP

31/12/2017 14:46

Afërsi e lutje. Në përfundim të Engjëllit të Tënzot në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Françesku  kujtoi përsëri Egjiptin e, posaçërisht, “vëllezërit Koptë Ortodoksë”,  të tronditur thellë, që të premten e kaluar, nga dy atentate, njëri në një nga kishat, tjetri,  në një dyqan, në rrethinat e Kajros.

Kthimi i zemrave

“Zoti i pranoftë shpirtrat e të vdekurve, i ndihmoftë të plagosurit, familjarët e mbarë bashkësinë e i ktheftë në rrugën e vet zemrat e njerëzve të dhunshëm”- u lut Françesku.

Fjalë drejtuar mbarë popullit egjiptian

Si në të kaluarën për situata të ngjashme në Egjipt, fjalët e Papës nuk iu drejtuan vetëm atyre, që u goditën drejtpërdrejt nga sulmet terroriste, por mbarë vendit të gjakosur, këtë herë në zonën e kishës kopte të Marminës, në jug të Kajros, e në një dyqan kopt të qytetit, me pasojën e hidhur të vdekjes së nëntë vetëve. Shteti i vetëquajtur Islamik e pranoi menjëherë autorësinë e kësaj masakre të re. Orët e fundit tensionet u fashitën, pasi policia vrau tre militantë, në rrethinat e kryeqytetit. Bëhej fjalë për një grup ekstremistësh. 

31/12/2017 14:46