Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Papa: tweet, t’u japim hapёsirё gjesteve qё favorizojnё paqen

S.S. Francesco - Basilica Vaticana: Celebrazione di preghiera per la Pace in Sud Sudan e nella Repubblica Democratica del Congo 23-11-2017

30/12/2017 18:47

Kёtyre ditёve t’u japim hapёsirё sjelljeve e qёndrimeve qё favorizojnё paqen”: kёtu thotё Papa Françesku, nё njё tweet nё pragun e Ditёs Botёrore tё Paqes, tё cilёn qё do tё kremtojё mё 1 janar. E kujtojmё se Mesazhi Ditёs Botёrore tё Paqes 2018 ka si temё : “Emigrantët dhe refugjatët: burra e gra në kërkim të paqes”.

“Ju ftoj ta shihni emigracionin me besim, si rast e mundësi për të ndërtuar një të ardhme në paqe”: kështu pati shkruar mё 24 nёntor 2017 Papa Françesku në Mesazhin për Ditën Botërore të Paqes, që do të kremtohet më 1 janar 2018. Mesazhi u paraqit mё 24 nёntorin e kaluar në Vatikan.

Duke e shtjelluar mendimin e tij në mesazhin me temë “Emigrantët dhe refugjatët: burra e gra në kërkim të paqes”, Ati i Shenjtë Bergoglio i fton të gjithë t’i shohin emigrantët dhe refugjatët me atë sy, i cili është në gjendje të zbulojë në ta ngarkesën e guximit, të aftësive, të energjive e të aspiratave, që marrin me vete bashkë me thesarin e kulturës së vendeve të tyre. Pra, nuk vinë duarbosh. Kësaj energjie i duhet dhënë rrugë, nënvizon Papa Françesku, i cili kërkon një strategji, që të bazohet mbi katër shtylla: mikpritjen, mbrojtjen, promovimin dhe integrimin.

Mesazhi i Papës na fton t’i konsiderojmë emigrantët dhe refugjatët si burra e gra që kërkojnë, mbartin dhe ndërtojnë paqen. Misteri është pikërisht ky: emigrantët ndihmojnë për të ndërtuar në vendet ku mbërrijnë atë, që ua kanë mohuar në vendet e origjinës. Këtë mister e përjetojnë ato bashkësi, të krishtera e jo, që ofrojnë mikrpitje dhe punojnë për integrimin.

Me fjalë profetike Papa Françesku na kujton në Mesazh se e kemi aftësinë për të shndërruar ‘në kantiere paqeje, qytetet tona, shpesh të ndara e të polarizuara nga konflikte, të cilat kanë të bëjnë pikërisht me praninë e emigrantëve dhe të refugjatëve.

 

30/12/2017 18:47