2017-12-30 15:29:00

Egjipt: masakër para një kishe kopte


Një sulm i armatosur i dy terroristëve mbi kishën e Mar Mina-s, në lagjen Helwan, në jug të Kajros, shkaktoi dje të paktën nëntë viktima. Edhe njëri nga atentatorët u vra nga policia. Imami i al-Azhar ngushëllon koptët.

Koptët përsëri në shënjestër të terroristësve, në prag të Krishtlindjes.

Të paktën 11 vetë vdiqën në dy atentatet e kryera brenda një ore. Objektivi  i të parit ishin besimtarët e Kishës së Mar Mina, në Helwan, jug i Kajros, ku mbetën të vrarë nënëtë vetë. Gjatë të dytit, në të njëjtën zonë, në një dyqan, pronë e koptëve, mbetën dy viktima. Autorë të sulmit mbi kishën, ishin dy agresorë, njëri nga të cilët u vra gjatë ndeshjes me armë zjarri, me policinë; tjetri, i pajisur me municione e një bombë, u arrestua: quhet Ibrahim Ismail Ismail e njihet nga policia egjiptiane si autor i atentateve të tjera me vulë terroriste. Sipas al-Arabiya, kishte një bombë dore e një mitroloz. Mbrëmë vonë Isis e pranoi autorsinë e atentatit.

Ngushëllime koptëve

Pas kësaj tragjedie të re, koptët morën mesazhe ngushëllimi nga presidenti al-Sisi dhe imami i al Azhar. Në një komunikatë, presidenti Abdel Fatah al-Sisi  nënvzion  se “sulme të tilla terroriste nuk do të  fitojnë mbi egjiptianët dhe mbi unitetin e tyre kombëtar”. I ashpër edhe dënimi nga ana e imamit të al-Azharit, Ahmed El-Tayyeb, sipas të cilit sulmet e përsëritura terroriste, që marrin në shënjestër besimtarët koptë, synojnë të minojnë mbarë Egjiptin dhe unitetin e vendit. Imami i ftoi të gjithë egjiptianët të mbeten të bashkuar kundër terrorizmit e të marrin pjesë në kremtimet e Vitit të Ri dhe të Lindjes së Krishtit”.

Koptët në Egjipt

Koptët përfaqësojnë 10% të popullsisë egjiptiane, prej 93 milionë banorësh  e janë pakica fetare më e madhe në rajon. Pakicë, që vijon t’i humbasë besimtarët e vet nga viti në vit, sepse e sulmuar mizorisht nga fundamentalizmi islamik. Edhe gjatë 2017-tës, aradhet e martirëve koptë u shtuan me 100 martirë të rinj, që dhuruan trimërisht jetën për Krishtin. Me guximin e tyre të pashoq, të kujtojnë menjëherë martirët e parë të krishterimit.








All the contents on this site are copyrighted ©.