2017-12-29 16:41:00

Viti i vjetër


Poezi e shkruar nga një autor i panjohur, kushtuar Vitit plak, në kalim....

Mësuar përmendsh e ka çdo fëmijë

Si mësohet një faqe e lashtë në histori...

Për vit vjen mes nesh një burrë-burracak,

Që ecën e ecën e s’ ndalet aspak.

Mbi gungë ngarkuar ka 12 muaj,

Herë duket i afërt, e herë krejt i huaj.

Shkarko këndej - shkarko andej vrap

të jep, e sakaq, ç’të dha, ta merr prap.

Të jep një grusht ditë, e të merr një kosh,

E ditën e fundit të lë me duar bosh!








All the contents on this site are copyrighted ©.