2017-12-29 15:51:00

Kardinali Tauran: për Jeruzalemin vijon dialogu në të gjitha nivelet


Kryetari i Këshillit Papnor për dialogun ndërfetar, Kardinali Jean-Louis Tauran, në një intervistë dhënë gazetës vatikanase “L’Osservatore Romano”, kujton fjalët e Papës, i cili e nënvizon vazhdimisht rëndësinë e respektit reciprok ndërmjet besimtarëve të traditave të ndryshme fetare.

Duke u ndaluar tek situata në Jeruzalem, kardinali Tauran nëvizon: “Dialogu duhet të vijojë në të gjitha nivelet, pas rrugës së zgjedhur nga administrata Trump, që po i thellon më tej tensionet e gjithëpranishme në Qytetin Shenjt”.  

Të krijohen hapësira të sinqerta dialogu

Duke bërë bilancin e veprimtarive të zhvilluara nga dikasteri, Hirësia e Tij nënvizon: “Ndonëse qëndrimet duken të ndryshme, është e nevojshme ‘të krijohen hapësira të sinqerta dialogu’. Pavarësisht nga të gjitha, ne - vijon - jemi më se të bindur se mund të jetohet së bashku'”.








All the contents on this site are copyrighted ©.