Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Vatikani \ Ngjarje

Kardinali Braz de Aviz: për rregulltarët, doracak me fjalimet e Papës

Kardinali Braz de Aviz - OSS_ROM

28/12/2017 16:18

Kardinali Braz de Aviz jep njoftimin  për botimin e një teksti, që do t’i ndihmojë të gjithë rregulltarët në botë. Është fjala për një doracak me fjalimet e Papës.  Më pas komenton fjalimin e Françeskut drejtuar Kuries Romake. Prefekti i Kongregatës për Institutet e Jetës Rregulltare dhe Shoqëritë e Jetës Apostolike, kardinali brazilian Joao Braz de Aviz, bën bilancin e fundit të vitit mbi veprimtarinë e dikasterit që drejton. Në veçanti Hirësia e Tij komenton fjalimin e Papës drejtuar Kuries Romake. “Françesku - kujton Braz de Aviz - dëshiron një Kishë, që ta dëshmojë Ungjillin pa asnjë kompromis me kriteret e botës. Papa - kushdo qoftë - është gjithnjë Shën Pjetri. E ne o jemi Ungjill, me të vërtetë të bashkuar me Papën, ose nuk ka kurrfarë kuptimi të jemi këtu. Reforma do të jetë më e ngadaltë nga sa mendonte Papa, sepse reformat nisin nga zemra e secilit e prandaj duhet durim, pritje e urti, duke ecur së bashku e duke shkuar përpara”.

28/12/2017 16:18