Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Vatikani \ Ngjarje

Benedikti XVI: kard. Müller mbrojti traditën në frymën e Papës Françesku

Papa Benedikti XVI - ANSA

28/12/2017 16:12

“Prifti - e sigurisht edhe ipeshkvi e kardinali - nuk dalin kurrë në pension, në kuptimin e zakonshëm të kësaj fjale” - kështu i shkruan Papa i nderit Benedikti,  prefektit të nderit të Kongregatës për Doktrinën e Fesë, kardinalit Gerhard Müller, në një përshëndetje, me të cilën hapet libri, botuar me rastin e 70-vjetorit të ditëlindjes dhe 40-vjetorit të shugurimit të Hirësisë së Tij. Titullohet “Zoti Trini. Feja e krishterë në epokën shekullare”.

Vëllimi (i shtypur nga Herder) u  botua  në gjermanisht, me rastin e 70-vjetorit, që kardinali Müller do ta kremtojë më 31 dhjetor 2017. Në tekstin, prej më se 700 faqesh, përfshihen, ndërmjet tjerash, edhe kontributet e kardinalit Reinhard Marx, Angelo Scola e Kurt Koch, të kryeipeshkvijve Rino Fisichella e Bruno Forte dhe të pasardhësitt të  kardinalit Müller, imzot Luis Ladaria.

Benedikti XVI kujton se ishte Pali VI që deshi  t’i caktohej  kardinalit Müller një detyrë e lartë në Vatikan, vetëm për pesë vjet, por pa ndonjë emërtim të veçantë. E ai  do të vijonte t’i shërbente publikisht fesë si meshtar e teolog.

Papa i nderit e vlerëson lart rolin që luajtën të dy, atë të prefektit të Kongregatës për Doktrinën e Fesë: rol në të cilin urtia nuk varet vetëm nga kompetenca në këtë lëndë, por edhe nga pranimi i kufirit të kësaj dijeje teologjike.  E Müller - pohon – i kaloi vitet e  tij në Romë pikërisht duke u përpjekur ta bëjë. Benedikti XVI e përfundon kështu përshëndetjen e tij: “Mbrojte traditat e qarta të fesë, por në frymën e Papës Françesku u përpoqe të kuptosh si mund të jetohen sot”.

28/12/2017 16:12