Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Rubrika \ Takime kulturore

Çelësi i fjalëve të Kishës: Jezusi nuk do të të zhgënjejë kurrë

Jezusi - RV

28/12/2017 08:00

Në këtë atmosferë, ndërmjet Krishtlindjes e Vitit të Ri, vijojmë me ciklin tonë, kushtuar këshillave të Papës Françesku për të rinjtë. Sot, Ati i Shenjtë u thotë atyre se Jezusi nuk do t’i zhgënjejë kurrë. Papa pati rastin të reflektonte me ta gjatë Udhës së Kryqit të Ditës së 28-të Botërore të Rinisë, më 26 korrik 2013.

“Çfarë i lë Kryqi i Krishtit secilit prej nesh? I lë një pasuri, që askush nuk mund të na e japë: sigurinë e dashurisë besnike të Zotit për ne. Një dashuri kaq e madhe, sa hyn në mëkatin tonë dhe na e fal, hyn në vuajtjen tonë e na dhuron forcën për ta bartur, hyn edhe në vdekje për të fituar mbi të e për të na shpëtuar. Në Kryqin e Krishtit është gjithë dashuria e Zotit, gjithë mëshira e Tij e pafundme. E kjo është dashuri, së cilës mund t’ia besojmë veten.

Të dashur të rinj – u thotë Papa Françesku – t’i besojmë Jezusit, ta lëshojmë veten në dorë të Tij, sepse Ai nuk zhgënjen kurrë askënd! Vetëm në Krishtin e vdekur e të ngjallur gjejmë shpëtimin dhe shëlbimin. Me Të e keqja, vuajtja dhe vdekja nuk e kanë fjalën e fundit, sepse Ai na jep shpresë e jetë: e ka shndërruar Kryqin nga një mjet urrejtjeje, dështimi dhe vdekjeje në një shenjë dashurie, fitoreje, triumfi dhe jete”.

28/12/2017 08:00