2017-12-27 18:38:00

Boris Pasternak “Shpella e Betlehemit”


Ish dimër…

Era e stepës fishk’llonte frikshëm

e foshnja përmbi kashtë

mbulohej me mornica.

 

Shpella ish plot me dele

që lëshonin avull të ngrohtë…

Barinjtë në mesnatë

me sytë e pagjumë

nga maja e karpës

shikonin shpellën…

 

E aty pranë,

krejt i paparë deri në atë çast,

sa ‘i xixëllonjë

n’dritare të një kasolleje,

një yll vetëtinte

mbi udhën e Betlehemit!








All the contents on this site are copyrighted ©.