Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Françesku: një gjysëm ore me Benediktin XVI, për urimet e Krishtlindjes

Papa Françesku i uron Krishtlindjen Papës Ratzinger - OSS_ROM

26/12/2017 16:21

Më 21 dhjetorin e kaluar, Françesku shkoi në manastirin “Nëna e Kishës”, në Vatikan, për t’i bërë urimet e Krishtlindjes Papës së Nderit, Benediktit XVI, siç bën çdo vit. Lajmin e jep Salla vatikanase e Shtypit. Françesku kaloi një gjysëm ore me Benediktin XVI.

Rreth një muaj më parë, më 18 nëntorin e kaluar, Papa Françesku i shprehu nderimet e tij Benediktit XVI, me rastin  e dorëzimit të Çmimit Ratzinger, duke kujtuar: “Lutja e tij dhe prania e tij e mënçur dhe inkurajuese na shoqërojnë në udhën e përbashkët”. “Vepra e tij e shërbesa e tij papnore - pati nënvizuar - vijojnë të jenë trashëgimi e gjallë dhe e çmuar për Kishën e për shërbimin tonë”. E pati shtuar: “Joseph Ratzinger vijon të jetë mësues dhe bashkëbisedues mik për të gjithë ata, që ushtrojnë dhuratën e arsyes, për t’iu përgjigjur thirrjes njerëzore të kërkimit të së vërtetës”.

26/12/2017 16:21