Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Monteduro, ACS: “Krishtlindje shprese për të krishterët e persekutuar”

Shpella e Betlehemit në Homs - AFP

26/12/2017 12:41

Presidenti i Ndihmë për Kishën që vuan pohon (Aiuto alla Chiesa che Soffre): “Të krishterëve të persekutuar po u rikthehet shpresa, sepse rreth tyre ka shumë solidaritet. Si të gjitha pakicat fetare, vuajnë edhe pse një pjesë e mirë e botës është indiferente.

“Krishtlindja, për vetë natyrën e saj, është sinonim i shpresës e sivjet, mendoj posaçërisht për të krishterët e Lindjes së Mesme, është Krishtlindje e re, e jashtëzakonshme, plot shpresë”. Ky, pohimi i presidentit të NDKV (Ndihmë për Kishën që vuan), Alessandro Monteduro, që shton: “Po të kishte thënë ndokush Krishtlindjen e vitit të kaluar se vetëm pas një viti një e treta e familjeve të krishtera të Rrafshit të Ninives, e detyruar në vitin 2014 të lërë gjithçka, për të mos e mohuar Krishtin, do të rikthehej në shtëpitë e veta të rindërtuara, askush nuk do ta kishte besuar”.

Edhe në Siri ka nisur kthimi

Fryma e rilindjes ndjehet fort edhe në realitetin e vështirë sirian, siç e tregon rikthimi i ngadalshëm i të krishterëve në Homs e Haleb. Pas një viti jemi këtu për ta thelluar frymën e shpresës - vijon Monteduro - që, duke analizuar kuadrin e ndërlikuar, e jo më pak dramatik të gjendjes së të krishterëve nëpër botë, ndalet tek Perëndimi: “Dëshiroj të flas edhe për Perëndimin, për të vënë në dukje kontrastin ndërmjet solidaritetit të popujve dhe indiferencës së qeverive”.

Pjesa e botës, që ndjek me indiferencë mjerimin e pjesës tjetër

“Edhe këtë e kemi denoncuar në Raportin tonë - vijon Monteduro -  të krishterët dhe të gjitha pakicat fetare vuajnë jo vetëm nga shkaku i fundamentalizmit agresiv, mizor; jo vetëm nga nacionalizmat fetare, jo vetëm pse jetojnë nën thundrën e regjimeve totalitare, por vuajnë edhe pse një pjesë e botës i shikon me indiferencë të plotë. Nëse kjo pjesë e dremitur e botës do të zgjohej, ndoshta këto viruse do të ishin më pak agresive”. 

26/12/2017 12:41