Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha shqiptare

Mesazhi i imzot George Frendo për Krishtlindje

Imzot George Frendo me Krishtin Fëmijë - AP

25/12/2017 09:00

Birit të Zotit, që u bë njeri për të na shpëtuar e për të na treguar udhën e Qiellit, iu desh duhej të kapërcente të gjitha pengesat, që nuk e linin t’ia arrinte qëllimit. E filloi duke lindur në një grazhd… Vërtet, çka na pengon t’i drejtohemi Zotit, së Mirës së Epërme, është vlera e gabuar që u japim gjërave të kësaj bote, është bindja e marrë dhe qesharake, tepër e përhapur, se lumturia në jetë varet nga pasuritë e jashtme: nderimet, paratë, kënaqësitë.

Biri i Zotit vjen në botë për t’i shëruar njerëzit nga gabimet e tyre e për t’u mësuar shkencën e vërtetë që e ndan të mirën nga e keqja. Jezusi, jo vetëm e refuzon lavdinë njerëzore, por shkon drejt skajit të kundërt. E kështu, studion e gjen kalimin më të vobektë për të hyrë në botë; shikon një grazhd e pikërisht andej dëshiron të kalojë. Mbart mbi supe gjithçka shmangin njerëzit, gjithçka prej së cilës frikësohen, gjithçka prej së cilës u vjen ndot, për të na treguar sa të kota e mashtruese i konsideron pasuritë e jetës aktuale: kështu, grazhdi i Tij nuk është më djep i padenjë për Zotin, por një karrocë triumfale, që tërheq pas vetes botën e mposhtur.

E për arsye të kësaj fitoreje, na thotë me siguri e plot autoritet: “Guxim, unë e munda botën”. Në këtë drejtim shkon edhe mesazhi i Krishtlindjes i kryeipeshkvit metropolit të Tiranë-Durrësit, imzot George Frendo. Ta dëgjojmë…

 

25/12/2017 09:00