2017-12-24 15:31:00

Shën Gjon Pali II: O Krisht fëmijë, tere çdo lot!


Teri, o Krishti fëmijë, lotët e vocrrakëve!

Plakun e të sëmurin, o Zot, ledhatoje.

njerëzit nxiti

armët t’i lëshojnë e të rroken në një përqafim universal paqeje.

Popujt ftoji, o Krisht i mëshirshëm

t’i shembin muret,

krijuar nga mjerimi

e papunësia;

padija

e indiferenca,

diskriminimi e intoleranca.

Je Ti.

Fëmija Hyjnor i Betlehemit

që na shpëton,

duke na çliruar nga mëkati.

Je ti, Shëlbuesi i vetëm, i vërtetë,

që njerëzimi shpesh e kërkon

me duar, si i verbër.

O Zot i paqes!

dhuratë e prehjes

për mbarë njerëzimin, eja e jeto

në zemër të çdo njeriu e të çdo familjeje.

Ji ti paqja jonë,

e gëzimi ynë!








All the contents on this site are copyrighted ©.