2017-12-24 14:32:00

Guido Gozzano: Aleluja!


Erdhi papritur e krejt foshnjërisht,

Sovrani, ndër ne, Zoti i mirë,

Në t’ftohtë, në natë në errësirë

Nën dritën e yllit me bisht.

 

Bini gajdes - gajdexhinj,

Ju bini, këmbana, e jehoni,

Barinj e baresha këndoni,

Se lindi mes nesh Krishti Fëmijë!

 

S’ka ar e as petka në shtat,

ashtu si në Libër rri shkruar,

profetët si e patën premtuar:

një grusht me kashtë ka për shtrat.

 

Njerëzia shumë e pat’ pritur.

Por kaloi e dita e moti…

E ja, mes nesh lindi Zoti

Rrethuar me paqë e me dritë.

 

 Erdh Zoti, mbi dhe sosi kuja,

e nata ndriti si ditë,

Mesia erdhi papritë,

Gjithësia këndon Aleluja!

Përkthyer lirisht

 








All the contents on this site are copyrighted ©.