Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Kremtime

Papa: Krishtlindja e vërtetë është në thjeshtësinë e një të posalinduri

Mesha e Natës së Krishtlindjes në Bazilikën e Shën Pjetrit

23/12/2017 15:15

“Nëse duam të kremtojmë Krishtlindje të vërtetë, të kundrojmë këtë shenjë: thjeshtësinë e brishtë të një ferishteje të posalindur. Aty është Zoti”. Ky, tweeti i publikuar sot nga Papa Françesku në faqen e tij Twitter@Pontifex, i lexuar nga 43 milion ndjekës, në 9 gjuhë. Edhe dje, tweet-i i Françeskut u ndalua tek Misteri i Lindjes së Jezusit. “Ta çlirojmë Krishtlindjen, marrë peng nga mendësia e botës! Shpirti i vërtetë i Festës - lexohej në @Pontifex dje -  është dashuria e Zotit për ne, bukuria që buron nga vetëdija se Zoti na do”.

Nesër, Mesha e Natës së Krishtlindjes

Nesër, në orën 21.30, në Bazilikën e Shën Pjetrit, Ati i Shenjtë do të kremtojë Meshën e Natës së Solemnitetit të Lindjes së Zotit. Ditën e solemnitetit, domethënë më 25 dhjetor, do t’i drejtojë botës mesazhin e Krishtlindjes, nga Lozha qëndrore e Bazilikës së Vatikanit e, në orën 12.00 e do të japë edhe bekimin “Urbi et Orbi” – “Romës e Botës”.

Kisha lutet për paqen, të rinjtë, familjet

Gjatë Meshës të Natës së Krishtlindjes besimtarët do të luten që Jezusi “t’i japë Kishës hirin të shndrisë e ta ruajë pa njolla”. Akoma, lutja për qeveritarët, që Jezusi “këshilltar i mrekullueshëm, t’u prijë për të formuar popuj paqedashës, plot zell për vepra të mira”. Një lutje do të lartohet posaçërisht për familjet e, pak muaj para Sinodit të ardhshëm kushtuar rinisë, lutja për të rinjtë, që Zoti t’i mësojë të heqin dorë nga dëshirat e botës e ta kalojnë jetën me thjeshtësi, drejtësi e dhembshuri.

23/12/2017 15:15