Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Vatikani \ Ngjarje

Selia e Shenjtë: të respektohet vlera universale e Jeruzalemit

Rezultati i votimit për Jeruzalemin në OKB - AFP

22/12/2017 14:42

Delegacioni i Selisë së Shenjtë ndërhyn me një deklaratë në debatin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së mbi çështjen e njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, nga ana e SHBA-ve. Ajo shpreh “vlerësimin e saj për impenjimin e vendeve anëtare të OKB-së që të mos lejojnë valë të reja dhune dhe të promovojnë dialogun dhe bisedimet ndërmjet izraelitëve e palestinezëve përsa i përket procesit të paqes e çështjes së Jeruzalemit”. Njëkohësisht, në deklaratë kujtohet “detyra e të gjitha kombeve për të respektuar ‘status quo’-në e Qytetit Shenjt, sipas rezolutave përkatëse të OKB-së”.

Jeruzalemi: kryeqytet shpirtëror për miliona besimtarë të tri feve

         “Identiteti unik i Jeruzalemit, i cili është me interes universal – nënvizohet në tekst – ka të bëjë me natyrën e tij të veçantë si qytet i shenjtë për tri fe monoteiste e simbol për miliona besimtarë në gjithë botën, të cilët e konsiderojnë ‘kryeqytetin e tyre shpirtëror’. Rëndësia e tij shkon përtej çështjes së kufijve e ky realitet duhet të konsiderohet përparësi në çdo bisedim për një zgjidhje politike”.

Të respektohet karakteri universal i Jeruzalemit

         Së fundi, Selia e Shenjtë kërkon “një zgjidhje paqësore, që e respekton natyrën e Jeruzalemit, sakralitetin dhe vlerën e tij universale”, duke theksuar se “vetëm një status i garantuar në nivelin ndërkombëtar mund ta ruajë karakterin unik të Jeruzalemit dhe të jetë garanci dialogu e pajtimi për paqen në rajon”.

22/12/2017 14:42