Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Vatikani \ Ngjarje

Atë Cantamessa: takimi me Krishtin, vijë kufiri e jetës

Atë Cantalamessa gjatë predikimit II të Kohës së Ardhjes - ANSA

22/12/2017 14:30

Predikatari i Shtëpisë Papnore, Atë Raniero Cantalamessa, mbajti sot, në Kapelën “Nëna e Shëlbuesit”, në Vatikan, në prani të Papës e të Kuries Romake, predikimin e dytë e të fundit të Kohës së Ardhjes. Gjatë reflektimit, kushtuar vendit që zë Jezusi në historinë njerëzore, bëri disa pyetje, me vlera të mëdha  aktuale për secilin nesh.  

Krishti dhe historia e njerëzimit

Duke folur për vendin që zë Krishti në histori, predikatari kujtoi se Jezusi njihet si “bariqendër e kohës dhe e historisë”. E, më pas, nisi një mori pyetjesh: “Krishti, a është qendra e jetës sime, e historisë sime të vogël personale? E kohës sime? Zë vend qëndror vetëm teorikisht, apo edhe faktikisht? Është e vërtetë se vetëm e mendoj, apo edhe e jetoj?”.

“Në jetën e shumicës së njerëzve - kujtoi atë Cantalamessa - ka një ngjarje, që e ndan atë në dy pjesë. Për të martuarit, kjo ngjarje, zakonisht, është martesa. Për meshtarët, shugurimi. Edhe Shën Pali - shtoi predikatari kapuçin -  e ndan jetën e vet në dy pjesë, duke vënë si bariqendër, ‘takimin me Krishtin’”.

Ta përtërijmë vetveten

Po si t’ia bëjmë - pyeti predikatari - për të provuar edhe ne, atë që provoi Shën Pali e edhe shumë të tjerë, pas tij? Përgjigjja e predikatarit, e thjeshtë dhe e qartë, është: “Takimi personal me Krishtin është ngjarje, që mund të ndodhë në çdo vend, në çdo kohë, në çdo çast të jetës sonë. E më pas, kujtoi posaçërisht, një fragment nga nxitja apostolike e Papës Françesku “Evangelii gaudium”:

“I ftoj të krishterët, në çdo vend e në çdo situatë, që të ndodhen, ta përtërijnë menjëherë, sot, pa pritur një ditë tjetër, takimin personal me Jezu Krishtin, ta kërkojnë çdo ditë pa pushim, ose,  të paktën, të marrin vendim ta lënë  t’i takojë, kur i  fton. E nuk ka asnjë arsye që të shtyn të mendosh se kjo ftesë nuk është për ty, sepse askush nuk përjashtohet nga gëzimi që solli Zoti mbi tokë”.

Krishti, Alfa e Omega

Kohët e fundit, posaçërisht në botën anglosaksone, shprehjet “para Krishtit” e “mbas Krishtit”, po zëvendësohen me formulat “para epokës - apo erës së re”  dhe “epoka e re”. Ndryshon mënyra e shprehjes - vërejti atë Cantalamessa - por jo thelbi i  ngjarjes. Koha mbetet ajo që është e vijon udhën në vijën e vet:

“Krishti është qendra e kësaj vije, Ai,  drejt të cilit priret gjithçka para Tij - e nga i cili varet gjithçka, pas Tij. Duke u quajtur Alfa e Omega e historisë (Ap 21,6), i Ngjalluri na siguron se jo vetëm bashkon në vetvete fillimin me fundin, por edhe se është ai vetë fillimi i papërcaktuar e fundi, autori i krijimit - e i rrënimit të botës”.

22/12/2017 14:30