2017-12-21 16:50:00

Çelësi i fjalëve të Kishës: feja jote është revolucionare


Edhe pak ditë dhe e gjithë bota do të festojë Krishtlindjen. Në ciklin e rubrikës sonë, kushtuar dialogut të Papës me të rinjtë, sot, Ati i Shenjtë u thotë atyre se feja është revolucionare, se ua ndryshon zemrën, ashtu siç bën Foshnja Hyjnore, që lind gjithnjë e përherë, nëse i bëjmë vend në shpirtin tonë. Këshillat e sotme të Papës janë marrë nga homelia e tij me rastin e Ditës së 28-të Botërore të Rinisë, më 25 korrik 2013.

“Miq të dashur, - u drejtohet Françesku të rinjve - feja bën një revolucion në jetën tonë, që mund ta quajmë kopernikan: na heq ne nga qendra dhe e vë në qendër Zotin; feja na zhyt në dashurinë e Tij, që na jep siguri, forcë, shpresë. Në dukje, na ngjan se nuk ndryshon asgjë, por në thellësi, në brendësinë tonë, ndryshon gjithçka.
         Kur kemi Zotin, në zemrat tona banojnë paqja, ëmbëlsia, dhembshuria, guximi, qetësia dhe gëzimi, që janë fryte të Shpirtit Shenjt; atëherë, ekzistenca jonë shndërrohet, mënyra e mendimit dhe e veprimit risohet, bëhet mënyra e mendimit dhe e veprimit të Krishtit.
         Të dashur miq, feja është revolucionare e unë sot po ju pyes: a jeni gati të hyni në këtë valë revolucionare të fesë? Vetëm duke hyre në këtë valë, jeta juaj e re do të marrë kuptim e do të sjellë fryte”.







All the contents on this site are copyrighted ©.