Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Vatikani \ Ngjarje

Ngushëllimet e Papës për vdekjen e kardinalit amerikan Bernard Francis Law.

Kardinali Bernard Low - EPA

20/12/2017 15:17

U shua sot, në orët e para e mëngjesit, pas një sëmundjeje të gjatë, kardinali amerikan Bernard Francis Law, kryeipeshkëv nderi i Bostonit e kryeprift nderi i Bazilikës së Shën Marisë së Madhe: ishte 86 vjeç.

Papa Françesku, në një telegram ngushëllimi, shkruan: “Mora lajmin e vdekjes së kardinalit Bernard Francis Low e dëshiroj t’i shpreh Kolegjit Kardinalor ngushëllimet e mia. Lartoj lutje që Zoti, i pasur me mëshirë, ta pranojë në paqen e amshuar dhe i bekoj të gjithë ata, që janë në zi për vdekjen e kardinalit të ndjerë, të cilin ia besoj Zojës Salus Populi Romani”.  I shuguruar meshtar në vitin 1961, në vitin 1984 kardinali Law ishte ipeshkëv i Bostonit, ku u angazhua në frontin ekumenik, për përparimin e marrëdhënieve katoliko-hebraike. Më 2002 e la udhëheqjen e Dioqezës së Bostonit, pasi u akuzua se kishte fshehur raste të shpërdorimeve mbi të miturit.

Me vdekjen e tij, Kolegji Kardinalor përbëhet nga 216 kardinaj, nga të cilët, 120 zgjedhës, 96 mbi moshën 80 vjeç, vetëm me të drejtë këshillimore.

20/12/2017 15:17