2017-12-19 14:48:00

Papa Françesku do të shkojë për vizitë baritore në Pietrelcina dhe në San Giovanni Rotondo në gjurmët e Atë Piut


Të shtunë, më 17 mars 2018, Ati i Shenjtë do të jetë në Pietrelçinë, dioqeza e Beneventos, në 100-vjetorin e dukjes së plagëve të Shën Piut nga Pietrelçina; e më pas, edhe në San Giovanni Rotondo, në dioqezën e Manfredonia-Viste-San Giovanni Rotondo, me rastin e 50-vjetorit të vdekjes së Shenjtit. Njoftimin e jep drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit, Greg Burke.

Do të jetë Papa i tretë, që viziton San Giovanni Rotondon, pas Shën Gjon Palit II, më 23 maj 1987, dhe Benediktit XVI, më 21 qershor 2009.








All the contents on this site are copyrighted ©.