Papa Françesku priti sot paradite në audiencë, Lartmadhërinë e Tij, Mbretin Abdullah II i Jordanisë, i cili më pas u takua edhe me kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit, i shoqëruar nga imzot Paul Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet. Njoftimi jepet përmes një Komunikate të Sallës vatikanase të Shtypit:
“Gjatë bisedimeve të përzemërta u prek kryesisht tema e promovimit të paqes dhe stabilitetit në Lindjen e Mesme, me vëmendje të përqendruar, sidomos, tek çështja e Jeruzalemit dhe roli i Sovranit hashemit si Rojtar i Viseve të Shenjta - vijon komunikata. Në këto rrethana, u përsërit angazhimi për të favorizuar bisedimet ndërmjet palëve të interesuara, si dhe për të promovuar dialogun ndërfetar. Së fundi - u nënvizua rëndësia që ka favorizmi i pranisë së të krishterëve në Lindjen e Mesme dhe kontributi pozitiv që japin në shoqërinë e rajonit, si pjesë e saj përbërëse”.
All the contents on this site are copyrighted ©. |