Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Jeruzalemi dhe Vendet e Shenjta në takimin e Papës me mbretin e Jordanisë

Papa takohet me Mbretin Abdullah II - AP

19/12/2017 16:12

Papa Françesku priti sot paradite në audiencë, Lartmadhërinë e Tij, Mbretin Abdullah II i Jordanisë, i cili më pas u takua  edhe me kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit, i shoqëruar nga imzot Paul Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet. Njoftimi jepet përmes një Komunikate të Sallës vatikanase të Shtypit:

“Gjatë bisedimeve të përzemërta u prek kryesisht tema e promovimit të paqes dhe  stabilitetit në Lindjen e Mesme, me vëmendje të përqendruar, sidomos, tek çështja e Jeruzalemit dhe roli i  Sovranit hashemit si Rojtar i Viseve të Shenjta - vijon komunikata. Në këto rrethana, u përsërit angazhimi për të favorizuar bisedimet ndërmjet palëve të interesuara, si dhe për të promovuar dialogun ndërfetar. Së fundi -  u nënvizua rëndësia  që ka  favorizmi i pranisë së të krishterëve në Lindjen e Mesme dhe kontributi pozitiv që japin në shoqërinë e rajonit,  si pjesë e saj përbërëse”.

19/12/2017 16:12