2017-12-19 17:13:00

Imzot Viganò: “Në fatin e pashmangshëm në dukje, shkëlqen drita e Zotit”


“Frytshmëria e njeriut varet nga ndërhyrja e Zotit e jo nga strategjitë njerëzore. Nuk mund të pretendojmë të krijojmë me forcat tona një histori të denjë për Zotin, sepse kemi nevojë për hirin, që na dhuron Ati Qiellor, përmes Birit”. Kështu tha sot, imzot Dario Edoardo Viganò, prefekt i Sekretarisë vatikanase për Komunikimin, gjatë homelisë së meshës për shkëmbimin e urimeve të Krishtlindjes së punonjësve të saj, kremtuar në altarin e katedrës së Bazilikës së Shën Pjetrit. Me këtë rast, edhe betimi i 43 të punësuarve të rinj.

Zoti shkon përtej mosbesimit tonë

 Duke komentuar leximet e Liturgjisë së ditës, në të cilat paraqiten lindje të mrekullueshme, si ajo e Sansonit dhe e Gjon Pagëzuesit, prefekti kujtoi se historia e Shëlbimit është “fryt i besnikërisë së patundur të Zotit” edhe para mosbesimit të njeriut. E kjo histori fillon pikërisht me kapërcimin e mosbesimit: Zoti e pështjellon “fenë e sklerotizuar” të Zakeut, i cili dyshon për lajmin e engjëllit dhe nuk arrin të besojë se dëshira e tij e zjarrtë për të pasur fëmijë mund të realizohej.

A jemi gati ta jetojmë historinë tonë?

Zoti na befason e na i ndryshon planet, nënvizoi imzot Viganò: “Ai vjen kur dëshiron vetë dhe hap horizonte të reja, nganjëherë të paparashikueshme, por – e kjo është ftesa – le ta pyesim veten nëse jemi të gatshëm ta pranojmë befasinë e Hyjit, domethënë ndërhyrjen e Tij jashtë kohës dhe hapësirës, që kishim parashikuar”. Vetëm kështu, përfundoi prefekti, urimi “gëzuar Krishtlindjen” nuk do të jetë vetëm fjalë thënë për zakon, por dëshirë e vërtetë për një festë plot me Zotin.








All the contents on this site are copyrighted ©.