2017-12-18 12:30:00

Kisha Katolike ne Kosove perhere shtrine doren e ndihmes per nevojtaret


Kisha Katolike ne Kosove gjithnje ne sherbim te njeriut nevojtar, e ne vecanti ne Kohen e Ardhjes, ne kohen kur ne kulm jane pergatitjet shpirterore per ta pritur ardhjen e Krishtit Femije ne zemrat tona, Shelbuesin e njerezimit. Eshte kohe kur intensifikohet edhe bamiresia e  humaniteti i kishes e besimtareve te saj ndaj njerezve ne nevoje. Tashme eshte rritur numri i pakove  me ndihma te ndryshme qe po grumbullohen neper kishat e Kosoves e me pas do te dhurohen ne SOS fshatin e femijeve bonjake, pastaj ne shtepine e te moshuarve, ne spitalin e pediatrise etj.
 
Nderkaq, Karitasi i Kosoves duke e ditur gjendjen e rende ne shendetesine e vendit, te premten e kaluar me 15 dhjetor, i ka dhuruar Qendres Klinike Universitare te Kosoves 27 shtreter, 32 komodina dhe 33 dysheke, donacion ky i ardhur nga Karitasi Gjerman. Me kete rast, drejtori i pergjithshem i sherbimit spitalor, Basri Sejdiu, e cmoj lart kete veprim te Karitasit te Kosoves, duke e vleresuar nje ndihmese te madhe per klinikat e qendres. “Rendesia e ketij donacioni eshte e mireseardhur, por eshte edhe me e madhe tani kur jemi ne fundvitin buxhetor dhe ne pamundesi per blerje te tilla qe kemi shume nevoje per pacientet tane” tha Sejdiu, duke shtuar se donacioni dhurues do te dergohet ne klinikat ku ka nevoje me të madhe, sidomos ne sherbimet qe planifikohet te jene ne funksion 24 ore.         

Ndersa drejtori  i Karitasit te Kosoves, don Viktor Sopi tha se, nga mundesite qe kane, kjo eshte me e pakta e asaj qe duhet bere, sidomos ne fushen e shendetesise. “Ne Karitasin e Kosoves bashkepunetoreve  te mije ju them qe ne radhe te pare, veprimet e tyre sado te vogla qofshin, ti bejne me dashuri e kujdes te shtuar, ashtu si do ti benin me te dashurit e tyre ne familje, e qe me kryesorja per te gjithe ne eshte mireqenia shendetesore e njeriut qe duhet te kemi shume kujdes”  tha dom Viktori. Karitasi i Kosoves dite me pare ka dhuruar edhe nje donacion tjeter me te madh Komunes se Ferizajt per nevojat e Qendres se Mjekesise Familjare. Jane dhuruar pese autoambulanca dhe nje veture, ne kuader te nje bashkepunimi te Karitasit te Kosoves dhe kesaj komune, i cili ka synim permiresimin e gjendjes ne kete fushe, konkretisht qe te jene ne funksion me te madh ekipet mobile ne terren.
 
Jo vetem ne kete kohe, por gjithnje te gatshem per te dhuruar dashuri e bamiresi njerezve ne nevoje ne Kosove. Keta jane qindra punonjes, veprimtare e vullnetmire pa dallim besimi, qe japin kontribut ne Karitasin e Kosoves, e duke qene ne nivel te detyres humane tash e 25 vjet me radhe ane e kend Kosoves.
 
Siç shkruan drita.info, me 8 dhjetor ky institucion ka kremtuar ne menyre madheshtore 25 vjetorin e themelimt te tij ne Kosove. Në kete ngjarje mirenjohjen e madhe per kontributin e Caritas Kosova e shprehu edhe Kryetari i Kuvendit të Kosoves, z. Kadri Veseli, i cili tha: “Gjej rastin qe ne emer të Kuvendit të Republikes se Kosoves t’i falenderoj veprimtaret e saj te ketyre 25 viteve per ndihmen e madhe qe i kane dhene popullit te Kosoves. Ne do t’u jemi pergjithmone mirenjohes atyre. Ata jane ne zemrat e sa e sa familjeve kosovare qe gjeten ngrohtesi njerezore dhe solidaritetin kristian tek Caritasi”, shkruan mes tjerash revista e Ipeshkvise se Kosoves, drita.info. 
 








All the contents on this site are copyrighted ©.